Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur për në Ajova nga Dallasi i Teksasit.
Ai tha se në Teksas ka pasur takime të dobishme me komunitetin e biznesmenëve shqiptaro-amerikanë e amerikanë, por sipas tij, në të njëjtën kohë edhe me ata të cilët janë në fushën e agro-kulturës.
Kjo, për shkak se, siç tha Kurti, në Kosovë për këtë vit është rritur buxheti, posaçërisht për mbrojtje, siguri e bujqësi.
“Pas këtyre takimeve dhe bashkëbisedimeve do të vazhdojmë për Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku e kemi një marrëdhënie speciale për shkak të gardës nacionale, por gjithashtu edhe për shkak të konsullatës sonë”, është shprehur Kurti përmes një video-mesazhi në aeroplan.
Ai tha se pas Ajovës, do të niset për në Çikago, Miçigan, Nju-Jork e Uashington D.C.