Lajme

“Kurti një mashtrues”, Krasniqi: Po i mbushin sallat me njerëz të Maqedonisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:56 / 1 February 2025

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë “ëndërr të parealizueshme” pushtetin.

Sipas Krasniqit, LVV po i mbush sallat me qytetarë nga Maqedonia e Veriut.

“Është një ëndërr e parealizueshme ajo sepse po e shihni me çfarë njerëz po i mbushin sallat, me njerëz të Maqedonisë”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, ajo e ka quajtur kryeministrin Kurti si një “mashtrues” dhe një “përçarës” të shqiptarëve.

“I ka borxh Maqedonia sepse ka shku edhe atje edhe i ka përça shqiptarët mes veti. Për mu kryeministri Kurti është një mashtrues dhe përçarës i shqiptarëve”, ka thënë ajo në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.