Lajme

Kurti pasi Armenia njohu pasaportën e Kosovës: Urime qytetarë, pasaporta jonë po bëhet më e fuqishme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:16 / 20 December 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi shteti i Armenisë njohu sot zyrtarisht pasaportën e Republikës së Kosovës, duke thënë se ky dokument po e rritë fuqinë e tij, raporton GazetaDemos.

Me këtë rast, Kurti kujtoi dy procese të rëndësishme diplomatike, atë të liberalizimit të vizave, si dhe njohjen e pasaportës edhe nga Spanja.

“Pasaporta jonë sa vjen e bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarisht. Pas liberalizimit të vizave dhe njohjes së pasaportës nga Spanja në muajin janar, vitin po e përmbyllim me lajmin që edhe Armenia, një shtet që ende nuk na njeh, nga sot ka vendosur të njohë pasaportën e republikës sonë”.

Kryeministri po ashtu shfrytëzoi rastin t’i urojë qytetarët, teksa lavdëroi MPJD-së për këtë sukses.

“Urime qytetarëve dhe përgëzime Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zyrtarëve shtetërorë që punojnë çdo ditë për forcimin e shtetësisë sonë”, deklaroi kryeministri Kurti.