4:35 / 19 December 2024
Mbrëmjen e sotme Lëvizja Vetëvendosje po mban tubimin për prezantimin e kandidatëve për deputetë të kësaj partie, shkruan Mitropol.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti njëherit i pari i kësaj partie po bën prezantimin e kandidatëve duke bërë nga një përshkrim të shkurtër për secilin me radhë.
Në mesin e kandidatëve për deputet në LVV, është edhe ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri me numër 81 në listë.
“Agim Bahtiri, e njihni të gjithë ngase ai ka vepruar e punuar ashtu që të lërë gjurmë. Ndërmarrës nga mërgata u kthye si kryetar në Komunën Jugore të Mitrovicës për dy mandate. Tani kandidat për deputet me numër 81, Agim Bahtiri”, tha Kurti.