2:37 / 24 April 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike ku kanë biseduar për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Kurti në një postim në “X” ka thënë se Macron ka insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë me Serbinë.
“Në një telefonatë me Presidentin Macron, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Francës për Kosovën dhe shpreha besimin tonë se Franca do të mbështesë Kosovën në Këshillin e Evropës, pa parakushte të mëtejshme, në përputhje me opinionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe votë historike. Gjithashtu insistova në respektimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë”, ka shkruar Kurti.
Kreu i Francës ka kërkuar përparim të shpejt për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke ndërlidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Postimi i plotë: