Lajme

Kurti: Për çdo vit ia kemi shtuar ekonomisë së Kosovës nga 1 miliard euro

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:45 / 27 January 2025

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën në qytetin e Deçanit. Kryeministri Kurti, në fjalimin e tij të mbajtur para mijëra përkrahësve, tha se sonte dy javë do të fesotojmë, sepse vazhdohet mandati i ri qytetar dhe vuloset me 500 mijë zemra puna që kemi bërë. Ai tha se për çdo vit ia kanë shtuar ekonomisë së Kosovës nga 1 miliard euro.

Kurti tha se Deçani ka dhënë shumë për liri dhe pavarësi. I dha kombit shqiptar Sylejman Vokshin, Jusuf Gërvallën , Sali Çekun, Luan e Shkelzen Haradinajn, Mentor Tolajn, Elez Gecajn, Isa Boletinin e Isniqit, e shumë të tjerë, që kurrë nuk mund të përmendim të gjithë.

Pavarësisht humbjeve e vuajtjeve, Deçani u ngrit shpejt pas luftës, tha Kurti. Gjatë këtyre 4 viteve mirëqeverisje, bashkë me Partinë Guxo dhe Alternativën, Kurti tha se jemi munduar t’ia kthejmë një pjesë të borxhit të madh që ia kemi Deçanit. Rreth 30 milionë euro janë dhënë për zhvillimin e Deçanit. Gjatë këtij mandati e kemi përfunduar rrugën e qendrës që ka kushtuar 6 milionë euro dhe shumë rrugë të tjera. Janë duke u investuar edhe 5 milonë tjera dhe mos të harrojmë rrugën që lidh Deçanin me Plavën dhe kemi marrëveshje me Malin e Zi që Plava të lidhet me Deçanin, do të ndërtojmë qerdhe dhe shkolla. Shumë nëna lehona, fëmijë dhe pensionistë kanë përfituar nga Qeveria jonë. Në mandatin e ardhshëm gjyshëve dhe gjysheve që kujdesen për nipat e mbesat do t;ua japim nga 100 euro plus, përveç pensioneve. Kemi mbështetur dhe do të mbështetim pa u ndalur bujqit, me ministrin Faton Peci, me grante. Ai tha se askush nuk mund ta ndalë fitoren tonë më 9 shkurt, 500 mijë zemrave. Kurti tha se për çdo vit ia kemi shtuar ekonomisë së Kosovës nga 1 miliard euro, ndërsa ish-qeveverive u duheshin 3 vite për 1 miliard. Pra, kur vjen puna të rritja ekonomike, ne jemi trefish më të shpejtë dhe jemi qeveri e rekordeve. Vitin e kaluar bruto produkti vendor ishte 10 miliardë euro më i madh, kishim rekordin e eksporteve. Kur vjen puna të punësimi, e kemi rritur në 23 për qind. Atyre që dikur ishin në qeverisje e kurrë më mos u kthefshin, punësimin që ne e kemi rritur për 1 vit, u janë dashur 5 vjet, pra në punësim jemi 5 herë më të shpejtë.

Nga këtu, le t’u bëjmë thirrje të gjitha moshave, nga 18 e deri mbi 80 vjeç të bëhen bashkë në fitoren e madhe më 9 shkurt, përfundon Kurti.