1:25 / 26 November 2022
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur gjermane Frankurter Allgemaine Zeitung, e cila intervistë ende nuk është publikuar e tëra. Megjithatë, korrespondenti i FAZ-it, Michael Martens ka treguar ca informacione për temat kryesore që bisedoi me Kurtin.
Në Twitter, Martens citon Kurtin të ketë thënë se ai nuk është kokëfortë, duke u përgjigjur rreth akuzave se ai nuk është konstruktiv.
“Për përfaqësuesin e jashtëm të BE-së Josep Borrell dhe kritikën e tij jashtëzakonisht të sinqertë dhe shumë të ashpër ndaj Kurtit si jo konstruktiv: “Unë nuk jam kokëfortë, jam parimor”.” – citohet të ketë thënë Kurti sipas Martens.