Lajme

Kurti për “Le Monde”: BE-ja është fati ynë, presim ta arrijmë për 9 vjet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:01 / 18 February 2023

Në dhjetor të vitit 2022, Kosova ndërmori një hap të rëndësishëm – aplikoi për anëtarësim në BE. Në mungesë të njohjes nga pesë vendeve të Bashkimit Evropian, shumëkush ka ngritur pyetje se si do të ndodhë një gjë e tillë. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se e ka qëllimin për një afat kohor.

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti në 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ka dhënë një intervistë për mediumin e njohur francez, “Le Monde”.

A është reale kërkesa për anëtarësim në BE?

Kjo ishte pyetja që iu bë Kurtit në këtë intervistë, derisa iu përmend se Spanja, Qiproja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania.

Kurti ndërkohë, tha se po punon për t’i bindur këto shtete që të ndryshojnë mendje, derisa shton se “BE-ja është vendi ynë”.

Por, ai ka përmendur edhe një afat kohor për arritjen e këtij qëllimi, bashkimit të Kosovës me bllokun evropian.

“BE-ja është fati ynë. Duke përfshirë ne dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, BE mbron Evropën. Ne presim ta arrijmë këtë për nëntë vjet, kjo është koha mesatare për të hyrë në BE!” – ka thënë ai.

Një prej pyetjeve të para që iu drejtua Kurtit nga gazetarja Stephanie Le Bars ishte se “në çfarë gjendje ndodhet Kosova”.

Këtu, Kurti u lavdërua duke thënë se ka pasur rritje ekonomike, ka pasur rritje të eksporteve, të luftimit të korrupsionit etj.

Sidoqoftë, gazetarja ndërhyri me një pyetje tjetër: “Por vendi sheh mijëra të rinj që largohen për çdo vit?”.

“Disa largohen, por disa kthehen. Dy prej ministrave të mi janë kthyer nga jashtë. Dhe unë përpiqem t’i sjellë të diplomuarit në institucione të vendit me shkollime nga vende perëndimore. Një e treat e kosovarëve nuk jetojnë brenda vendit, kontributi financiar i diasporët përfaqëson 20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.” – ka thënë Kurti.