Lajme

Kurti për Qeverinë e re: E para ishte e shkurtër, e dyta e gjatë, e treta do të jetë tamam

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:13 / 8 October 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është shprehur i bindur se me konstituimin e Kuvendit do të votohet Qeveria e udhëhequr nga ai.Në një prononcim për KosovaPress, Kurti ka thënë se Qeveria Kurti 1 ishte e shkurtër, Kurti 2 po del të jetë e gjatë, kurse Kurti 3 do jetë ‘taman’.

“Ne jemi Qeveri në detyrë. Posa të fillon punën Kuvendi, e zgjedhim Qeverinë e re. Unë jam në muajin e shtatë të vitit të pestë të mandatit të plotë katërvjeçar. Pra është më shumë se që është dashur. Herën e parë ka qenë më pak se që është dashur, herën e tretë do jetë tamam” – deklaroi Kurti.Për çështjen e koalicioneve të mundshme me parti të tjera politike, Kryeministri në detyrë, njëherish edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendsoje, refuzoi të përgjigjej më 07.10.2025.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, në anën tjetër, ka thënë se është në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe se pas publikimit të tij, do t’i thërras mediat përsëri.Megjithatë, ajo nuk ka treguar nëse i ka ftuar në takime partitë politike gjatë masës së përkohshme për të gjetur zgjidhje për dalje nga bllokada politike.Para mediave, presidentja Osmani vetëm tha se është në kontakt me të gjitha partitë.“Jemi në komunikime me parti vazhdimisht, do të jemi edhe në të ardhmen dhe po shpresoj që sa më shpejtë do të përmbyllet komplet cikli i institucioneve funksionale” – deklaroi ajo.