Lajme

Kurti për takimin me mërgimtarët: Gëzohemi që ju shohim e ju takojmë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:11 / 30 July 2023

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka shkruar për takimin tradicional që kjo parti organizon me mërgimtarët në Parkun e Qytetit.

Kurti ka thënë se me mërgatën vazhdon bashkëpunimi.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se gëzohen që i takojnë.

“Edhe këtë verë, në Parkun e Qytetit e vazhduam traditën e mirë të mikpritjes së mërgatës sonë, ashtu siç vazhdon bashkërrugëtimi ynë, kontributi i tyre dhe puna e përbashkët. Mirë se vini! Gëzohemi që ju shohim e ju takojmë”, ka shkruar Kurti.