Lajme

Kurti për takimin me zyrtarin e lartë amerikan: E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:42 / 13 July 2025

Albin Kurti, shkroi edhe në “X” për takimin e djeshëm me Brendan Hanrahan, Zyrtarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, takim ky që u zhvillua në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Brendan Hanrahan, Zyrtar të Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe diskutuam fushat për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, diplomacinë dhe mbrojtjen, ndër tema të tjera kyçe”, shkroi ai.

Lísky jsou