Lajme

Kurti për televizionin portugez: “Kosova duhet të anëtarësohet në NATO dhe BE”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:42 / 15 April 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për Televizionin Publik të Portugalisë RTP, ku ndër të tjera a folur edhe për nevojën që Kosova t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së.

Kurti me këtë rast tha se është tejet shqetësues bashkëpunimi i ngushtë ushtarak mes Rusisë dhe Serbisë gjatë viteve të fundit.

“Kremlini po përpiqet të përdor Serbinë si proksi për destabilizimin e Ballkanit. Ajo (Serbia) është duke blerë pajisje ushtarake nga Rusia. Nga 49 avionë luftarakë MIG-29 që i kanë, 8 kanë qenë donacion nga 6 nga Federata Ruse. Është krijuar një trupë ushtarake e përbashkët mes Rusisë dhe Serbisë dhe siç e shohim edhe në Ukrainë, i gjithë armatimi që është blerë nuk është vetëm për parada, por është për luftëra”, ka theksuar Kurti.

Kurti ka kritikuar shtetet e BE-së që deri tani e kanë neglizhuar përgatitjen e përbashkët ushtarake të Rusisë e Serbisë përgjatë viteve të fundit.

“Pajisjet ushtarake janë fazë përgatitore për makineri ushtarake. Shumë shtete të BE-së e kanë neglizhuar këtë përgatitje të përbashkët ushtarake mes Rusisë dhe Serbisë”, ka theksuar ai.

Ai më tutje tha se sa më parë që të përparojë integrimi i Kosovës, aq më i sigurt do të jetë rajoni.

“Kosova duhet t’i bashkohet NATO-s. Kosova duhet t’i bashkohet BE-së”, tha Kurti.

Gjithashtu, kryeministri Kurti, përmes televizionit portugez, ka kërkuar ndihmën e Portugalisë për të arritur te njohja e Spanjës. Ai ka kërkuar fillimisht njohjen e pasaportave dhe hapjen e zyrës ndërlidhëse spanjolle në Prishtinë.

Madridi nuk është Beograd dhe Spanja nuk është Serbia, ka thënë Kurti, përderisa ka folur për ngjashmëritë që mund t’i gjej shteti spanjoll në rastin e Kosovës me Kataloninë apo Baskinë.

Tutje ai shtoi se më e pakta që mund të bëjnë Spanja është njohja e pasaportave tona dhe hapjen e zyrave të tyre ndërlidhëse në Prishtinë.

“Minimumi që mund të bëjnë tani është të njohin pasaportat tona dhe të hapin zyrën e tyre ndërlidhëse në Prishtinë. S’ka paralele ndërmjet intervenimit të NATO-s 23 vjet më parë dhe tani, çfarë shohim në Ukrainë. Atëherë, forcat serbe zhvendosën jashtë Kosovës 860 mijë njerëz. 80% e popullatës ishte dëbuar nga shtëpitë e tyre, 12 mijë civilë të paarmatosur ishin vrarë, 10% e tyre fëmijë, 20 mijë gra janë dhunuar dhe 120 mijë shtëpi ishin shkatërruar apo djegur. Pra, kishte një gjenocid dhe NATO kishte ndërhyrë për ta ndalur”, shtoi Kurti.

Descoperă cele mai bune trucuri de viață, rețete delicioase și articole utile despre grădinărit pe site-ul nostru. Află cum poți să-ți faci viața mai ușoară, să gătești preparate delicioase și să ai un grădină frumoasă. Fii gata să descoperi cele mai interesante și practice sfaturi care îți vor schimba viața în bine! Delicii de iarnă: Cireșe întregi și aromate pentru Secretele mașinii de spălat: marturia unei femei despre butonul Cele 8 legume de toamnă pe care le Metoda rapidă Un strop de vară Cum să scapi de buruienile într-o singură mișcare: un O alternativă la 10.000 de pași pe Descoperiți cele mai bune trucuri pentru gospodărie, rețete delicioase și sfaturi utile pentru grădinărit pe site-ul nostru! Aici veți găsi informații practice și sfaturi pentru a vă simplifica viața de zi cu zi. Indiferent dacă doriți să învățați cum să gătiți cele mai bune mâncăruri sau să aveți un grădina frumoasă și roditoare, suntem aici pentru a vă ajuta. Vă promitem că veți găsi tot ce aveți nevoie pentru a vă transforma casa și grădina într-un loc minunat. Nu ratați șansa de a descoperi secretele unei vieți mai bune!