Lajme

Kurti për veteranët: Rritje të pensioneve pas pastrimit të listave

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:19 / 9 June 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se veteranët e luftës meritojnë më shumë se paga minimale, por për të rritur pensionet e tyre, fillimisht duhet të ketë pastrim të listave, raporton Gazeta Blic.

Këto deklarata i bëri pas dorëzimit të medaljeve të njësisë speciale të EULEX-it.

“Dëshiroj që të ketë vlerësim më meritor të dinjitetshëm për të gjithë veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ata meritojnë edhe më shumë se sa paga minimale, por ajo nuk mund të jetë pagë sepse paga jepet për punë. Dhe ka shumë veteranë që kanë nevojë për vende pune mirëpo për luftën çlirimtare duhet të ekzistojë një vlerësim meritor edhe material veçse nuk duhet ta mashtrojmë as veten dhe as gjeneratat e ardhshme me numër të fryrë gati në trefishim prandaj është e domosdoshme që njëherë ta kemi pikënisje të vërtetwn dhe më pastaj ta kemi vlerësimin e duhur. Ne e kemi trashëguar një gjendje kur janë fryrë padrejtësisht, gabimisht dhe dëmshëm listat me veteranët e luftës çlirimtare”, tha Kurti.