Ndër të tjera, juristi Skënder Musliu. vlerësoi se Kurti po shndërrohet në aset kombëtar që duhet përkrahur, kjo bazuar në qeverisjen dhe politikat e tij.
Po ashtu, përmendi faktin se shteti serb nuk po i respekton marrëveshjet, dhe kësisoj tha se Kosova nuk ka kurrfarë obligimi në këto momente për Asociacionin.
“Veprimet konstruktive, sjelljet parimore, qeverisja me duar të lira dhe të pastra dhe i pashantazhuar, duke patur si udhërrëfyes Ligjin, Kushtetutën dhe shtetin e së drejtës, kredibilitetin dhe legjitimitetin, kryeministri Kurti po shndërrohet në aset kombëtar që duhet përkrahur, sepse ai nuk bënë kompromis me byrokratët e korruptuar të BE-së, të cilët kanë disa afera korruptive dhe janë nëpër proçese gjyqësore në Bruksel, e as me kriminelët e opozitës dhe bandat e tyre që zhvatën shtetin për dy dekada. Me këto veprime kryeministri Kurti ia ka bërë me dije Europës, dhe jo vetëm, se ka shtete, edhe pse të vogla, mirëpo janë me dinjitet dhe kredibilitet që nuk shantazhohen, por mbrojnë interesin e shtetit dhe qytetarëve me çdo çmim.
Derisa Serbia nuk respekton marrëveshjen e Brukselit dhe Udhërrëfyesin e Ohrit, ku përveç tjerash, kërkohet që Serbia mos t’a pengojë anëtarësimin e Kosovës nëpër organizatat ndërkombëtare, siç po bënë Serbia edhe në këto momente në Bullgari duke lobuar kundër avancimit të statusit të Kosovës nga vëzhgues në asociaues, me ç’rast Kosova e fitoi këtë avancim, atëherë edhe Kosova nuk ka kurfarë obligimi në këto momente për Asociacionin. Po ashtu derisa Serbia, javë më parë, formoi qeverinë më proruse, në të cilën ka një ministër dhe një zv.ministër që janë në listën e zeze të SHBA.së, derisa Vuçiqi ditë më parë pranoi në vizitë zyrtare kryetarin e Kinës, po ashtu takimi me Putinin, veprime që janë në kundërshtim me parimet dhe përcaktimet e BE-së, SHBA-së dhe NATO-s, dhe nuk ka kritika dhe sanksione adekuate, atëherë pse Kosova t’iu nënshtrohet kërcënimeve dhe shantazheve të padrejta të ndërkombëtarëve”, përfundoi Skënder Musliu për “Bota sot”.