Lajme

Kurti: Policia s’mund të tërhiqet pa u tërhequr ekstremistët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:40 / 22 June 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas takimit në Bruksel me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Sipas Kurtit, Kosova është e gatshme për zgjedhje të reja në veri dhe për tërheqje të Policisë nga objektet komunale në katër komunat veriore, por ky veprim ndodh vetëm pasi të plotësohen kornizat ligjore për to.

Kurti ka thënë se Policia në veri po qëndron për të reaguar e jo për të ndërhyrë, derisa ka shprehur keqardhje që Serbia ka refuzuar takim trepalësh.

Kurti para gazetarëve ka thënë se në takime me Borrellin ka shpalosur dokumente që tregojnë se ku janë rrëmbyer tre policët e Kosovës brenda territorit të vendit si dhe ka kërkuar reagim të ndërkombëtarëve.

Kujtojmë se Borrell pas përfundimit të takimit veç e veç me Kurtin dhe Vuçiqin ka thënë se takimi ka zgjatur katër orë dhe janë pajtuar që të zhvillohen zgjedhje të reja në veri.

Ai tregoi kushtet për të ju rikthyer dialogut, siç janë de-eskalimi i situatës në veri, largimi i Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri, largimi i katër kryetarëve si dhe largimi i protestuesve serbë.