9:49 / 13 September 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar infrastrukturë të re sportive për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Ai para mbledhjes së qeverisë të mërkurën, tha se organizimi i këtyre lojërave mesdhetare është historike për vendin.
“Numri total i objekteve sportive në projektiv fillestar është 24. Djjetë objekte sportive do të rinovohen, përfshirë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Do të jenë katër ndërtime, përfshin stadiumin nacional, kompleksin e pishinave dhe tenisit, poligonin e shenjëtarisë. Pesë investime infrastrukturore të përkohshme dhe pesë projekte të tjera që janë në ndërtim apo përfundim, përfshirë stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe stadiumin në Gjilan”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën.