Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, mbrëmë ka mbajtur një fjalim në Manastir, ku u manifesua për nder të Ditës së Alfabetit.
Kurti ka vlerësuar se Prizreni, Manastiri e Vlora janë pjesë e një trekëndëshi të madh të epokës shqiptare moderne.
“E në trekëndëshin e madh të epokës shqiptare moderne, Prizren Manastir Vlorë, ne jemi sot në këndin më të hollë, më të ndjeshëm. Të lartët e historisë sonë, poetë dhe ideologë, e dinin që mund dhe duhet të bashkohemi më së pari në mendim. Dhe, mendimi kthjellohet në gjuhë. Dhe, gjuha jonë ishte e pasur në fonemë. Kongresi i Manastirit është pra ngjarja më speciale mes ngjarjeve të mëdha” – ka thënë Kurti, ndër të tjera.
Pra Kurti përmendi Prizrenin për shkak të Lidhjes së Prizrenit, Manastirin pasi aty u bë alfabeti i shqipes dhe Vlorën si qyteti i pavarësisë së Shqipërisë.