Lajme

Kurti: Profesor Owada nuk është vetëm një mysafir i nderuar i Kosovës, ai është një mik

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:26 / 18 June 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Japonisë në Kosovë, për nder të profesorit Hisashi Owada, ish-President i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kurti i shprehu mirënjohjen e përhershme Owadas që si President i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e udhëhoqi atë në dhënien e një vendimi që konfirmoi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

‘’Profesor Owada nuk është vetëm një mysafir i nderuar i Kosovës – ai është një mik, kontributet e të cilit janë thellësisht të ngërthyera në historinë tonë kombëtare. Lidershipi i tij në të drejtën ndërkombëtare dhe angazhimi i tij për paqen dhe drejtësinë kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive’’, tha Kurti.

Sot, Universiteti i Prishtinës ka nderuar z. Owada me titullin e lartë Doctor Honoris Causa në një ceremoni akademike të organizuar në nder të tij.