9:46 / 11 December 2025
Albin Kurti, kryetar i VV-së dhe kryeministër në detyrë, ka dhënë një intervistë në Kanal 10, ku është pyetur për shumë tema.
Në një rast, Kurti bëri shaka me një deklaratë të moderatorit të Kanal 10, Kushtrim Sadiku, teksa po flisnin për inflacionin dhe metodën që e përdori ShBA-ja për ta luftuar inflacionin në kohën e ish-presidentit Joe Biden.
“Edhe ShBA-ja shpesh herë ka ditur të në segmente të ndryshme të shoqërisë të bëjë gabime” – tha Sadiku.
E këtu i ndërhyri Kurti.
“Po tingëllon pak si qëndrim anti-amerikan, por ç’të bëjmë” – iu përgjigj Kurti.