Lajme

Kurti: Qeveria e Kosovës e angazhuar në lu@tën kundër korrupsionit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:26 / 10 December 2024

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Kryeministri Albin Kurti theksoi angazhimin e Qeverisë për luftimin e korrupsionit, duke thënë se kanë shkatërruar 124 grupe kriminale dhe konfiskuar mbi 4.5 ton narkotikë, raporton GazetaBlic.

Ai nënvizoi se janë kursyer mbi 145 milionë euro përmes fitoreve në arbitrazhe dhe se investimet kapitale arritën nivelin më të lartë në historinë e Kosovës.

Kurti theksoi gjithashtu rritjen e bizneseve dhe fokusimin në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, duke u angazhuar për një të ardhme pa korrupsion dhe abuzime me paranë publike.