“Qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje është pakrahasueshëm më e mirë, më e drejt se çdo qeverisje tjetër para nesh. Edhe qeverisja lokale në gjashtë komunat ku qeverisë LVV, reflekton të njëjta cilësi pozitive sepse ajo ia ka mbyllur derën korrupsionit dhe ia ka hapur derën punëve të mira por në asnjë mënyrë nuk bën të ndihemi rehat sikur e kemi përmbushur misionin. Kemi ende shumë sfida përpara dhe ende jemi në hapat e parë. Ndryshimi që ne dëshirojmë të sjellim në Kosovë për të kapur hapin e zhvillimit të vendeve evropiane, është ende në fillimet e tij“, tha ai.
Ai shtoi se është e pa drejt dhe e pasaktë kur njerëzit mendojnë se që nga qeverisja duhet kërkuar vetëm punësim i ndonjë të njohuri apo ndonjë familjari. Sipas tij, kjo kërkesë është i përket mendësisë së vjetër që ata duan dhe po e tejkalojnë, por qeverisë qendrore e lokale mund t’i kërkohet projekte zhvillimore e infrastrukturore, zbatim të ligjit, rritje të cilësisë në shkolla e spitale.