10:12 / 25 May 2025
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar përparimet në ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ai ka publikuar një shembull të restorimit të një shtëpie tradicionale në rrugën Marin Barleti, në Qendrën Historike të Prizrenit, duke theksuar se ky është vetëm një nga projektet që po realizohen.
Kurti ka nënvizuar se janë restauruar qindra monumente dhe shumë të tjera janë në proces, duke shtuar se këto veprime kontribuojnë në ruajtjen e historisë dhe identitetit kulturor të Kosovës, duke ndihmuar gjithashtu turizmin dhe ekonominë e vendit.