Lajme

Kurti: Rezultatit i vitit 2021 duhet të përsëritët e të tejkalohet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:10 / 16 September 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të vitit 2021, duhet të përsëritet dhe të tejkalohet në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

Kurti ka thënë se përherë të parë kemi një qeveri që po e përfundon mandatin e rregullt katër vjeçar.

“Nuk kemi pasur asnjëherë më shumë kohë për t’u përgatitur për zgjedhje se sa tani. Nuk kemi pasur asnjëherë më shumë mbështetje nga populli sesa tani. Andaj edhe rezultati i shkurtit 2021, duhet të përsëritet, e të tejkalohet”, ka thënë Kurti në. mbledhja e IV e Këshillit, organit më të lartë të strukturës së gruas së LVV-së.