Një shp.ërthim i madh që ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varagë të Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Ujësjellësi rajonal Mitrovica njoftoi se ka ndërprerë furnizimi me ujë të pijes për shkak të dëmtimit të kanalit.
Kryeministri Albin Kurti në një konferencë të vonë mbrëmjen e së premtes, ka deklaruar se dyshojnë se sulmet e fundit kanë ardhur nga Serbia.
“Sonte ishte sulmi më i rëndë, ku me mjete shp.ërthyese u dëmtua kanali i Iber Lepencit që furnizohen me ujë shumë qytete. Ky është sulm kr.iminal dhe terrorist që ka synuar të dëmtojë infrastrukturën tonë jetike”.
Kurti ka ftuar qytetarët që të jenë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
“Sulmi është kryer nga njerëz profesionist, që ne dyshojmë se kanë ardhur nga bandat nga Serbia”.
“Nëse dëmi nuk riparohet atëherë një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa energji elektrike që në mëngjes. Disa qytete dhe Prishtina rrezikojnë të mbeten pa ujë të pijshëm”, ka deklaruar Kurti.