Lajme

Kurti: Rrugën që e ndriti Afrim Bunjaku do ta vazhdojmë pa kompromis

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:53 / 24 September 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar për ngushëllime te familja e Afrim Bunjakut, policit të vrarë në Veriun e Kosovës, të dielën.

Kurti është zotuar që rrugën që Bunjaku e ngriti do ta vazhdojnë pa kompromis.

”Pikëllimi është i thellë, dhimbja është e madhe, pore dhe krenaria është e jashtëzakonshme për guximin dhe sakrificë e Afrimit. Në betejën e Kosovës për rend dhe ligj dhe kushtetutshmëri, për siguri dhe për paqe, për të drejta dhe liri për të gjithë kundër kriminelëve dhe terroristëve të mbështetur politikisht, financiarisht, logjistikisht  nga Serbia do të ngadhënjejë Republika e pavarur e Kosovës”, ka thënë Kurti.

“Lavdi Afrim Bunjakut dhe të gjithë ne zotohemi që rrugën që ai e ndriti me punën e angazhimin, sakrificën e flijimin do ta vazhdojmë pa kompromis”, ka deklaruar ai.

Gjendja në Veriun e Kosovës vazhdon të mbetet e tensionuar.