Lajme

Kurti: Shamia duhet të lejohet, por mosha 16 vjeçare duhet të jetë pragu

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:10 / 12 August 2022

Sa i përket udhëzimit Administariv, MASHTI është duke e përcjellur me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve që e kanë nisur një fushatë për ndryshimin e udhëzimit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur rreth debatit të fundit për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që e ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

Ai tha se qëndrimi i tij është i njëjti sikur ai i para shumë vjetëve, ku nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, teksa shtoi se mosha 16-vjeçare është pragu.

“Moshën 16-vjeçare e shohim si prag për shumë gjëra të cilat kanë ndodhur por edhe që do të duhej të ndodhnin”.

“Ju e dini qëndrimin tim politik si dikush që e ka thënë këtë shumë herët edhe si aktivist edhe si kryetar i një subjekti që është më i madhi në vend e kuvend se meqë mund të marrësh letërnjoftimin me 16-vjeç, meqë sistemi e mundëson që me një procedurë të lidhesh edhe kurorë në moshën 16-vjeçare, meqë mosha mesatare është 30 vjeç, besojmë se në të ardhmen e afërt nuk do të ishte keq që edhe mosha e votimit të ishte 16-vjeç siç është në disa vende në botë, përfshirë edhe disa lande në Gjermani”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Ai tha se ky nuk është qëndrim i ri, teksa shtoi se moshën 16-vjeçare e shohin si prag për shumë gjëra, e në këtë aspekt edhe për bartjen e shamisë.