Lajme

Kurti shkruan për diasporën: Dashurinë e kontributin për vendin e ka pa kushte

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:57 / 14 December 2025

Albin Kurti, kryetar i VV-së dhe kryeministër në detyrë, ka shkruar një status, në të cilin ka publikuar disa fotografi nga tubimi i mbrëmshëm në Cyrih të Zvicrës me mërgatën.

Ai ka shkruar se diaspora e ka dashurinë pa kushte për Kosovën.

“Mërgata jonë me zemër të madhe e bujare. Dashurinë e kontributin për vendin e ka pa kushte. Shtyllë në kohë rezistence e lufte, motor zhvillimi në kohë paqe e shtetndërtimi, ajo është pjesë e pa ndashme e shtetit dhe kombit tonë. Bashkatdhetarë, bashkë për atdheun!” – ka shkruar Kurti.