Lajme

Kurti shkruan për kalimin e Edon Zhegrovës tek Juventusi: Lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:42 / 2 September 2025

Kryeministri në deryrë, Albin Kurti, ka thënë se ia ka uruar kalimin tek Juventus sulmuesit kosovar, Edon Zhegrova.

Kurti me anë të një postimi të shpërndarë në ‘Instagram’ e ka quajtur si lajmin më të rëndësishëm të javës kalimin e Zhegrovës tek bardhezinjtë italianë, shkruan Insajderi.

“Nuk ka lajm më të rëndësishëm këtë javë sesa lajmi për transferimin e Edon Zhegrovës në Juventus. Lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”, që ëndrrën e tij e bëri realitet, tash është ëndrra e shumë të rinjve që e duan futbollin siç e do Edoni.

Ai është shumë krenar që po e përfaqëson vendin e popullin tonë në futbollin ndërkombëtar, e ne të gjithë jemi krenarë me të.Me Hajrën sot e uruam dhe përgëzuam për këtë arritje të tij të jashtëzakonshme dhe i uruam gjithë shëndet, fat e shumë suksese!“, ka shkruar Kurti.