Lajme

Kurti: Shqiptarët e Luginës vazhdojnë ta kenë mbështetjen e palëkundur të qeverisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:23 / 10 May 2024

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka pritur në takim Shaip Kamberin, deputetin e vetëm në Kuvendin e Serbisë.

Me këtë rast, Kurti deklaroi se shqiptarët e Luginës, vazhdojnë ta kenë mbështetjen e palëkundur të Qeverisë, përballë diskriminimit e politikave shtypëse të Beogradit ndaj komunitetit shqiptar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë ka ndarë 3 milionë euro për Luginën në buxhetin e këtij viti, jo vetëm për të ndihmuar në ruajtjen e kulturës e identitetit por edhe për të rritur mbështetjen për programe të tjera siç është ai i bujqësisë”, tha Kurti.

Bashkëbisedimi u fokusua rreth situatës politike dhe të sigurisë në rajon, gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të mbështetjes për shqiptarët e Luginës së Preshevës.