8:59 / 11 June 2024
Kyreministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 25 vjetorit të çlirimit, ka darkuar me figura të njohura të skenës ndërkombëtare, duke falënderuar shtetet mike të Kosovës për ditën e çlirimit.
Kryeministri Kurti përmendi figurat e njohura nga Mbretërisa e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Kroacia, por jo edhe atë të Shqipërisë, shkruan lajmi.net.
“Një darkë me miqtë nga Mbretërisë së Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Kroacia – disa nga aleatët tanë më të ngushtë. Për mbi 25 vjet, në cilësinë e ambasadorëve, kryetarëve të shteteve, ministrave të punëve të jashtme dhe më e rëndësishmja, si individë të përkushtuar për të avokuar kundër padrejtësisë dhe për liri, ata kanë ndihmuar Kosovën. Është e panevojshme të thuhet se këto lidhje vetëm sa janë forcuar me kalimin e kohës dhe ato gëzojnë mirënjohjen tonë më të thellë.”- ka shkruar Kurti në “X”.