Lajme

Kurti takohet me Kryeministrin britanik Starmer

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:50 / 22 October 2025

Pas përfundimit të sesioneve të Samitit të 12-të të Procesit të Berlinit, në Londër, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u takua në margjinat e samitit me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, Kurti shprehu vlerësim të lartë për udhëheqjen britanike dhe organizimin e samitit, duke theksuar rëndësinë e rolit të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe paqes.

Në bisedë u diskutuan temat kryesore të samitit, përfshirë sigurinë, rritjen ekonomike dhe migracionin, si dhe mënyrat e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët si: energjia, infrastruktura, edukimi, mbrojtja dhe siguria. Kryeministri Kurti veçoi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke nënvizuar se Kosova po vazhdon investimet në këtë drejtim.

Ai falënderoi gjithashtu Mbretërinë e Bashkuar për vendimin që Forcat e Armatosura britanike të vazhdojnë mbështetjen për misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të paktën tre vjet të tjerë.