Lajme

Kurti takohet me kryeministrin kroat, flasin për Banjskën e dialogun me Serbinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:48 / 28 September 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se ata kanë diskutuar për raportet në mes të dy vende dhe për fuqizimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e tyre në fusha me interes të përbashkët.

“Mes marrëveshjeve dhe mundësive për thellim të bashkëpunimit, u veçua fusha e sigurisë si dhe ajo e arsimit për më shumë shkëmbime e trajnime të përbashkëta. Në këtë takim u bisedua dhe mbi paqen e sigurinë në Ballkan, ku Kryeministri tha se Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit. Ai theksoi sulmin paramilitar të Banjskës nga i cili u shënua dhe një vjetori i këtij akti terrorist tre ditë më parë, si dhe propagandën e vazhdueshme dezinformuese të aparatit shtetëror serb mbi Kosovën e veçanërisht veriun e vendit tonë. Mbi dialogun me Serbinë që zhvillohet në Bruksel, Kryeministri ritheksoi përkushtimin e Kosovës ndaj procesit të normalizimit dhe nevojën për respektimin e pakusht, si dhe zbatimin e plotë e pa vonesa të mëtejme të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues, teksa Serbia ende nuk po e nënshkruan dhe nuk është e gatshme për ecjen tutje drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet ndër të tjera në njoftim.