Lajme

Kurti thotë se do ta formoj qeverinë e re sapo të certifikohen rezultatet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:42 / 11 February 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar sot në Facebook pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, nga të cilat partia e tij doli fituese.

Pa votat e diasporës, të atyre me kush dhe të votave të personave me nevoja të veçanta, LVV ka mbledhur 40.56% të votave, shkruan lajmi.net.

Kurti pasi tregoi se kanë fituar 21 komuna, tha se puna e qeverisë së re do të vazhdojë sapo të certifikohen rezultatet, por nuk tregon se kë preferon për partnerë në qeverisje.

“Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep. Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës.  Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet.  Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, shkroi Kurti.

Postimi i tij i plotë në Facebook: