Lajme

Kurti tregon arsyen pse po refuzon takimin me sindikalistët: Në zyrën time vijnë atëherë kur s’kryejnë punë diku tjetër

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:22 / 22 December 2024

Kryeministri Albin Kurti u pyet për refuzimin për ta takuar kryesindikalistin e sektorit privat, i cili ka thënë se ka tentuar mbi 20 herë pët t’u ulur përballë tij.

Ai tha se në zyrën e tij shkojnë ata organizatat dhe institucionet kur “nuka kanë kryer punë diku tjetër”.

“Së pari ne e kemi Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe përveç ministrit Hekuran Murati, aty i kemi edhe dy zëvendësministra të shkëlqyeshëm, e kemi Avni Zogianin dhe Avni Dobrunën dhe këta janë në komunikim të rregullt me sindikatat në përgjithësi, përfshi edhe sindikatën e sektorit privat. Në zyrën e kryeministrit vijnë organizatat, institucionet e tjera atëherë kur nuk kanë kryer diku tjetër punë, ose kur lidhet drejtpërsëdrejti me mua, prandaj edhe ekzistojnë ministritë dhe ato në fushveprimtarinë e tyre kanë edhe këso veprimesh për dialog social me sindikatat”, tha Kurti.

“I kam takuar sindikatat në të kaluarën, do t’i takojë edhe në të ardhmen”, shtoi ai.