Lajme

Kurti u drejtohet qytetarëve: Nuk mund të ketë individë apo grupe mbi shtetin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:44 / 30 May 2023

Kryeministrit të Republikës së Kosovës s’i bëjnë përshtypje kritikat e ndërkombëtarëve.

Vetëm para pak çastesh, ai doli me një video-adresim, ku foli rreth situatës së krijuar, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, kryetarët shqiptarë të katër komunave veriore janë legjitimë.

“Ekstremistët dhe milicët kanë emra të veçantë. Ata nuk janë populli. Komuniteti serb duhet të çlirohet prej tyre. Ne i kemi identifikuar shumicën e tyre dje dhe sot. Nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin e më të fuqishëm se shteti”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe video-adresimi i plotë: