9:53 / 29 December 2025
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se ajo është rrugës për t’u bërë më e madhe ndonjëherë në histori të Kosovës.
Pas procesimit të mbi 96 për qind të vendvotimeve, VV-ja me partnerë ka marrë gati 50 për qind të ulëseve dhe i mjafton vetëm bashkëpunimi me partitë e komuniteteve joshumicë për të formuar vetë Qeverinë, transmeton KOHA.
“Më 9 shkurt fitoi Lëvizja Vetëvendosje, më 28 dhjetor fitoi populli dhe Republika e Kosovës. Urime fitorja më e madhe në histori të vendit”, ka thënë ai.