Lajme

Kurti uron Erdoganin: Mezi pres ta thellojmë bashkëpunimi Kosovë – Turqi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:14 / 29 May 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar presidentin turk, Recep Taip Erdogan për fitoren në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Turqi.

Ai këtë e ka bërë përmes një urimi në rrjetin social në Twtter.

”Urimet e mia të sinqerta për Presidentin Erdogan për rizgjedhjen e tij të suksesshme presidenciale. Mezi presim të thellojmë më tej bashkëpunimin dypalësh strategjik midis Kosovës dhe Turqisë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Erdogan më parë mori urim edhe nga presidentja, Vjosa Osmani.