Lajme

Kurti uron kryeministrin Albanese: Vendet tona aleate të forta

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:13 / 4 May 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar kryeministrin australian Anthony Albanese për fitoren e tij në zgjedhjet e fundit.

Përmes një shkrimi në ‘X’, kryeministri Kurti shprehu besimin e tij se dy vendet tona, si aleatë të fortë do të mbeten të përkushtuara për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse dhe dinjitoze.

“Urime të përzemërta kryeministrit Albanese për fitoren e tij të rëndësishme, e cila pasqyron besimin e popullit australian në një qeveri të drejtë dhe progresive. Vendet tona, aleatë të fortë që nga mbështetja e Australisë gjatë luftës sonë për liri, mbeten të përkushtuara së bashku për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse dhe dinjitoze”, ka shkruar Kurti.