Lajme

Kurti uron Pashkët: Paçi Pashkë të Bardha e t’Lume

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:56 / 31 March 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Pashkët.

Ai ka thënë se Pashkët janë shpresë e ogur për një të ardhme më të mirë, bashkë e në paqe.

“Paçi Pashkë të Bardha e t’Lume! Gëzuar për të gjithë besimtarët katolikë, ditën e madhe të ringjalljes së hyjit, ditën e përjetësisë! Pashkët janë shpresë e ogur për një të ardhme më të mirë, bashkë e në paqe. Le të na kujtojë kjo festë e shenjtë rëndësinë e harmonisë dhe të frymëzojë te ne kujdesin për tjetrin. Sot e përmot, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta humane dhe fuqisë njerëzore për një jetë më të mirë për të gjithë.”, ka shkruar Kurti.