9:30 / 19 December 2023
Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar për rezultatin e arritur në zgjedhjet e Serbisë, koalicionin koalicionit “Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon” dhe e ka uruar për mandatin e ri deputetin Shaip Kamberi.
Ai theksoi rëndësinë e unifikimit të spektrit politik shqiptar, për të garantuar përfaqësimin politik e zërin shqiptar në parlamentin atje.
“Gjatë bisedës, kryeministri Kurti konfirmoi se mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vazhdojë e do të fuqizohet në përkrahje të shqiptarëve si pakicë kombëtare në Serbi, që përballet me diskriminim sistematik të institucioneve shtetërore”, thuhet në një njoftim.