Lajme

Kurti viziton dy çerdhe në Prishtinë: Me anë të skemës së re, për herë të parë po përfitojnë mbi 417,000 fëmijë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:41 / 28 August 2024

Kryeministri Kurti, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se bashkë me ministrin Hekuran Murati shënuan fillimin e zbatimit të shtesave të ridizajnuara për fëmijë në dy institucione parashkollore, tek çerdhja publike “Yllkat” dhe në çerdhen publiko-private “Zogjtë” në Prishtinë. Sipas tij, për herë të parë po përfitojnë mbi 417,000 fëmijë në mbarë vendin, së paku nga 20 euro në muaj, ndërsa për familjet që kanë tre apo më shumë fëmijë përfitojnë nga 30 euro në muaj për secilin nga fëmijët.

Kryeministri ka thënë se nga shëndetësia tek arsimi po mbështesin çdo familje dhe ndryshimi është i prekshëm atëherë kur shteti është i të gjithëve.

“Me anë të skemës së re të inicuar, për herë të parë po përfitojnë mbi 417,000 fëmijë në mbarë vendin, së paku nga 20 euro në muaj, ndërsa për familjet që kanë tre apo më shumë fëmijë, ata përfitojnë nga 30 euro në muaj për secilin nga fëmijët.

Pas renovimeve në Klinikën Emergjente, përmes dy vizitave në institucione parashkollore, tek çerdhja publike “Yllkat” si dhe në çerdhen publiko-private “Zogjtë” në Prishtinë, shënuam bashkë me ministrin Hekuran Murati fillimin e zbatimit të shtesave të ridizajnuara për fëmijë”, ka thë kryeministri Kurti.

Sipas tij, vetëm në këto dy kopshte janë mëse 350 fëmijë të grupmoshave 9 muaj deri në 6 vjeç, të cilët janë përfitues. Nga shëndetësia tek arsimi. Në mbështetje të secilës e secilit dhe të familjeve. Ndryshimi është i prekshëm atëherë kur shteti është i të gjithëve.