Lajme

Kurti viziton fermerin në Vushtrri: Mbështetja për bujqësinë është prioritet i qeverisë dhe i kandidatit tonë për kryetar komune

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:33 / 18 September 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot fermerin Sadik Abiti në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Gjatë kësaj vizite, Kurti theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për bujqësinë dhe vlerësoi suksesin e fermerëve lokalë në kultivimin e produkteve vendore.

“Te fermeri Sadik Abiti në Pestovë të Vushtrrisë. Ai kultivon patate dhe grurë dhe është një nga përfituesit e shumtë e të kënaqur të mbështetjes nga Ministria e Bujqësisë dhe qeveria jonë,” tha Kurti.
Kryeministri shtoi se përveç përkrahjes nga niveli qendror, fermerët si Sadiku kanë nevojë edhe për përkrahje komunale, duke theksuar se kjo është pjesë e platformës së kandidatit të VV-së për kryetar të Vushtrrisë, Dr. Sylejman Meholli.

“Sadiku është gjithashtu një nga fermerët e shumtë e të zotë të kësaj ane që, përpos përkrahjes nga niveli qendror, kanë nevojë edhe për kujdes dhe ndihmë nga komuna. Nevojat e tyre janë prioritete të kandidatit tonë për kryetar të ardhshëm të Vushtrrisë, Dr. Sylejman Meholli, i cili në program, ndër të tjera, ka mbrojtjen e kulturave bujqësore nga vërshimet përmes rregullimit të kanaleve kulluese dhe argjinaturave, funksionalizimin e Tregut të Gjelbër për prodhuesit vendor dhe programe e trajnime të avancuara për fermerët.”