3:51 / 9 December 2022
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka vizituar policin e plagosur dje në veri të Kosovës.
Ai tha se Ekrem Neziri e kishte vullnetin e fortë, duke shtuar se me të këtilë zyrtarë mbahet shteti.
“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen.” – shkroi Kurti.
Kujtojmë që Neziri u plagos dje në veri të Kosovës gjatë patrullimit në atë pjesë të Kosovës. Polici u godit në krahror, teksa sot gjatë ditës pas një intervenimi në QKUK i është hequr plumbi nga krahrori.