Lajme

Kurti viziton Rahovecin, merr pjesë në festivalin ”Hardh Fest”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:36 / 3 September 2023

Edicioni i radhës i festivalit të njohur tashmë ‘’Hardh Fest’’ e ka sjellur kryeministrin e Kosovës në qytetin e Rahovecit.

Kurti së bashku me ekipin e tij fillimisht ka marrë pjesë në aktivitetin e orës poetike, e njohur si “Hardh ora poetike Xhevdet Bajra”.

Pas këtij aktiviteti Kurti ka vizituar prodhuesit vendorë të cilët kanë ekspozuar produktet e tyre.

Theksojmë se kjo është dita e tretë e edicionit të sivjetmë të “Hardh Fest”, ngjarje kjo që për tri ditë me radhë ka sjellur aktivitete të ndryshme për vizitorët si dhe ka promovuar rrushin dhe produktet e tjera vendore.