Lajme

Kurti: Zërat se do të ketë zgjedhje në shtator janë të vërteta, do të ketë zgjedhje në VV

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:52 / 20 September 2022

Kryetari aktual edhe kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje edhe për një mandat, Albin Kurti, ka shpalosur planin e tij të udhëheqjes.

Por, Kurti nuk la pa komentuar zërat se do të ketë zgjedhje në shtator veçse këtë nuk e lidhi aspak me zgjedhje nacionale, njofton Klankosova.tv.

“Ndoshta e mbani mend që në dimrin që shkoi, dikush thoshte se në shtator ka zgjedhje. Është e vërtetë që ka zgjedhje, por në Lëvizjen Vetëvendosje, të dielën e 25 shtatorit”, tha Kurti duke qeshur.