Lajme

Kurti: Zgjedhje në veri do të ketë, por sipas rendit dhe ligjit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:14 / 8 June 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin francez “France 24”, ka konfirmuar se në katër komunat e veriut të Kosovës, do të ketë zgjedhje.

Por, sipas Kurtit ato duhet të mbahen pasi të vendoset rendi dhe ligji.

“Zgjedhjet do të mbahen sipas rendit dhe ligjit. Duhet të ketë vendosje të rendit dhe ligjit. Pa ligj nuk mund të ketë zgjedhje demokratike”, është shprehur Kurti për France 24.

Ai ka ritheksuar se legjitimiteti i kryetarëve të komunave veriore, është i vogël por sipas tij mjafton që ata ta ushtrojnë detyrën nga objektet e komunave.

Ai tha se dhuna e ushtruar në veri ka qenë me urdhër të Beogradit. Kurti bëri të ditur se nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të ketë zgjedhje në veri, por sipas tij nuk duhet të ketë banda kriminale.