Lajme

Kusari ia kthen Haradinajt për “Qeverinë e Unitetit”: Cilat ministri po i do?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:53 / 5 July 2023

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka cilësuar si të papranueshme iniciativën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, që të krijohet një “qeveri e unitetit” me të gjitha subjektet politike – duke përfshirë edhe Vetëvendosjen, por pa kryeministrin Albin Kurti.

Ajo në Tëvë1 e falënderoi Haradinajn për një propozim të tillë, transmeton Paparaci.

Por, ajo shtoi se Qeveria Kurti do ta vazhdojë mandatin e plotë, pasi u shpreh se ka legjitimitet të paparë deri më tash në Kosovë.

“Unë mund të them sonte nga kjo studio që e falënderojmë zotëri Haradinajn për propozimin dhe për mundësinë që ta përfshijë edhe Lëvizjen në një qeveri të unitetit. Por fatkeqësisht për zotëri Haradinjan qytetarët kanë vendosur ndryshe dhe vota e tyre ka treguar që Qeveria Kurti e merr mandatin e plotë si një qeveri me një legjitimitet dhe me një mbështetje të paparë deri më tash me mbi 51% të votave të Republikës”, tha ajo.

Sipas saj, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e kanë marrë përgjigjen e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, 2021.

Haradinaj po kërkon, siç thotë Kusari, të kalojë mbi vullnetin e sovranit të popullit. Këtë, Haradinaj e ka bërë duke iu bashkuar edhe Qeverisë Hoti para një kohësh, vijoi Kusari.

Ndër të tjera, ajo ironizoi me Haradinajn duke e pyetur se cilat ministri i dëshiron në kuadër të “Qeverisë së Unitetit”.

“Edhe ata pyesim cilat ministri i do?! A i ka bërë ministritë, ai ka zgjedh? A i ka zgjedh titullarët e ministrive? Të jemi pak më seriozë me rrethanat në të cilat po ballafaqohemi”, shtoi ajo.