3:11 / 13 July 2023
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila vazhdon të jetë kryefjalë.
Ajo regjistroi një tjetër paraqitje televizive, duke akuzuar sërish Berat Buzhalën, gazetarin që publikoi incizimet, duke thënë se të njëjtat janë të edituara.
Gjithnjë sipas Kusari-Lilës, ajo, në fund fare ia kishte treguar derën Sllavko Simiqit.
Ajo pohoi sërish se do të ngrejë padi ndaj Buzhalës për publikim e Simiqit për incizim të paautorizuar, ndërsa u tha kundërshtarëve politikë që të mos mendojnë se ka ardhur dita e gjykimit për të dhe VV-në.
Kusari-Lila shtoi se krejt ata që mendojnë kështu, janë shumë gabim.