Lajme

Kusari: Nuk mund të humbim vajzat dhe gratë ndaj dhunës së pakontrollë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:53 / 16 April 2024

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari, ka reaguar për vrasjen e gruas në Pejë nga bashkëshorti i saj.

Ajo në një postim në “Facebook” ka thënë se gjendja e vrasjeve në Kosovë është alarmante.

Tutje ajo theksoi se dënimi ndaj vrasësve është më e pakta që mund të bëhet.

Postimi i plotë:

Viktima e dytë e femicidit në Kosovë brenda pak ditëve, nga Ferizaji në Pejë.

Viktima e sotme prapë e vrarë nga bashkëshorti në shtëpinë e saj.

Kjo është alarmante dhe tregon për çrregullim të rëndë social dhe një rrugë tranzicioni pa mekanizma sigurues në shoqërinë tonë në rrugëtimin drejt barazisë.

Numër alarmant i burrave në shoqëri po e konsiderojnë të drejtën absolute deri në vrasje, ndaj gruas dhe kjo kërkon trajtim serioz në të gjitha nivelet.

Denimi maksimal është minimumi për vrasësit, ndërsa trajtimi i normave shoqërore në thelbin e tyre duhet rishikuar dhe ridefinuar.

Nuk mund të humbim vajzat dhe gratë ndaj dhunës së pakontrollë që po shpërfaqet brutalisht çdo ditë e më shumë.

Ngushëllime familjes të së ndjerës për humbjen e madhe!