Lajme

Kusari: VV-ja po bën fushatë për t’i dehumanizuar gazetarët në Kosovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:43 / 25 July 2024

Juristja e mediave, Flutura Kusari, e ka cilësuar si të frikshme e të rrezikshme fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër mediave në Kosovë.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka thënë se VV-ja ka tre ditë që përmes një fushate e cila, sipas saj, është e orkestruar, po tenton t’i dehumanizojë gazetarët në Kosovë.

“Gazetarja malteze Daphne Caruana Galizia, përpara se të vritej me bombë, ishte dehumanizuar deri në atë masë sa që një vajzë rreth moshës 15-16 -jecare më pati thënë në Valletta derisa protestoja për drejtësi për Daphnen: ajo e ka meritu [vrasjen]. Ajo çfarë është duke ndodhë në vendin tonë këto tri ditë, është fushatë e orkestruar e Lëvizjes Vetëvendosje për të dehumanizuar gazetarët në Kosovë. E frikshme dhe e rrezikshme”, ka thënë ajo.

Ditëve të fundit, deputetë e zyrtarë të ndryshëm të partisë në pushtet, i kanë akuzuar disa media se paguhen nga Serbia.